Aktualitet

Masivi shkëmbor rrëshqet nga mali dhe bie mbi banesë, bllokohet 25-vjeçari në Përmet

Shkruar nga Liberale

Masivi shkëmbor rrëshqet nga mali dhe bie mbi banesë, bllokohet

Një person ka mbetur i bllokuar në banesë, pasi një masë shkëmborë ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në shtëpinë e 25-vjeçarit në Përmet.

Si pasojë i riu e ka të pamundur të lëvizë pasi një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme. 

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e të riut.

Përmet/Informacion paraprak:

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç.

Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari, të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e tij.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH