Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në bypass-in e Vlorës

Shkruar nga Liberale.al

Makina përfshihet nga flakët në bypass-in e Vlorës

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në bypass-in e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur teksa makina ishte në lëvizje. Pjesa e përparme e mjetit është djegur, ndërsa shoferi ka arritur të dalë në kohë pa u lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shpejt forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij.

Shkaku i flakëve nuk dihet ende, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për më shumë detaje. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH