Një 64-vjeçar ka humbur jetën në Vorë, si pasojë e një aksidenti të rëndë, ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e fshatit Muçaj.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin mund të jetë bërë pagjumësia ose problemet shëndetësore të 64 vjeçarit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 18.01.2024, në rrugën e fshatit Muçaj, shtetasi A. A., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje.