Gjykata Kushtetuese la afat deri në 21 qershor për dërgimin e materialeve dhe provave të mëtejshme, ndërsa do të japë konkluzionet përfundimtare në 25 qershor për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit si anti-kushtetues. Kushtetuesja më herët hodhi poshtë kërkesën e opozitës për pezullimin e përkohshëm të tij.
Ligji ndër një sërë risish ka bërë pjesë të tij edhe tatimin e një kategorie të re biznesesh që furnizojnë shërbime të quajtur ndryshe profesionistë të lirë, ku janë përfshirë rreth 29 mijë subjekte që do të duhet të parapaguajnë këstet e tatim-fitimit me normë 15-23% duke filluar nga qershori.
Ligji u kundërshtua fillimisht nga 38 deputetë të opozitës si anti-kushtetues, ndërsa më pas nga Kontabilistët dhe Audituesit si dhe nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë.
Pas një seance që zgjati për rreth shtatë orë palët parashtruan argumentet e tyre pro dhe kundër ligjit