Aktualitet

Kompani, vila, llogari bankare dhe apartamente! SPAK kërkon konfiskimin për pasuritë e sekuestruara të Ervis Martinajt

Shkruar nga Liberale

Kompani, vila, llogari bankare dhe apartamente! SPAK kërkon konfiskimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkon konfiskimin e pasurive të sekuestruara të Ervis Martinajt.

Sipas SPAK, Martinaj dyshohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunim të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Në përfundim të hetimeve, ka rezultuar se  pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

1. Shoqëria “KING KASINO” sha, me aksioner 100% Ervis Martinaj- Statusi pezulluar.

2. 50% te aksioneve dhe aseteve te shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” shpk, të zotëruara nga shtetasi Ervis Martinaj.

3. Shoqëria “M…. U…..” shpk, me aksioner me 100% shtetasin M.M.- Statusi Aktiv.

4. Shoqëria “M………E.M” shpk, aksioner shtetasin M.M. – Statusi aktiv.

5. Subjekti “Ervis Martinaj”.

6. Shoqëria “REAL FENIX” shpk, me aksioner 100% shtetësja M. – Status aktiv.

7. Subjekti “D…………M….”, PF – Status aktiv.

8. Subjekti “V……K…..” PF. -Status aktiv

9. Shoqëria “S.P.E E…….” shpk, me aksioner 100% V.K. – Status aktiv.


10. 21% të aksioneve dhe aseteve te shoqëria

11. “S.P.E Gj….” shpk, të zotëruara nga shoqëria “S.P.E E……”, në të cilën shtetasi V.K. është aksioner me 100% të aksioneve.

12. 5 (pesë) automjete të markave të ndryshme.

13. Pasuria apartament me sip.82 m2, me adresë lagjja “Pavarësia” Vlorë, në pronësi të shtetases D.M..

14. Pasuri me sip.245 m2, e llojit “Arë”, me adresë Piqeras Sarandë, në pronësi të shtetasve E.M. dhe R.M..

15. Pasuri e llojit “Njësi”, me sip. 137 m2, Tiranë, në pronësi të shtetases V.M..

16. Pasuria e llojit ullishte, me sip.9800 m2, me adresë Dobresh, Tiranë, e cila disponohet nga shoqëria “M……. EM shpk”.


17. Pasuria e llojit arë, me sip. 3815 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të M.M.

18. Pasuria e llojit arë, me sip.7000 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të M.M. dhe V.M.

19. Pasuria e llojit arë, me sip.12145 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të shtetases V.M.

20. Pasuria e llojit arë, me sip.1973 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të M.M. dhe V.M.

21. Pasuria e llojit arë, me sip.7050 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të V.M.

22. Pasuria e llojit arë + truall, me sip.1975 m2, nga e cila 815.34 m2 ndërtesë, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.

23. Pasuria e llojit arë, me sip.1632 m2, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.

24. Pasuri e llojit truall + ndërtesë, me sip.300 m2, nga e cila 119.67 m2 ndërtesë.

25. Pasuri e llojit arë, me sip. 2543 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.

26. Pasuri e llojit arë + ndërtesë, me sip.410 m2, me sipërfaqe ndërtimi 136.74 m2 (baza) dhe sip. ndërtimi gjithsej 540.29 m2, adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.

27. Pasurinë e llojit “Arë” me sip.120 m2 , Tiranë.

28. Pasurinë e llojit “Truall + Ndërtesë”, me sip.580 m2 dhe ndërtesë sip 123.3 m2, Tiranë.

29. Pasurinë e llojit “Apartament”, me sip.105 m2, me adresë rruga “Dervish Hima” Tiranë.

30. Pasuria e llojit “Ullishte”, me sipërfaqe 2000 m2, e ndodhur në fshati Gjilekë-Dhërmi, në vendin e quajtur “Gosqea”, kati i dytë dhe përbën ½, pjesë e një magazine.

31. Pasuri me e llojit Vilë me vendodhje në Surrel, Tiranë.

32. Llogari bankare në vlerën e 1.878.299 lekë (një milionë tetëqind e shtatëdhjetë e tetë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë lekë) ne emër të shtetasit A.K.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH