Aktualitet

Katër vatra murtaje të rrezikshme në Shqipëri, masat në fuqi për të ndaluar përhapjen

Shkruar nga Liberale.al

Katër vatra murtaje të rrezikshme në Shqipëri, masat në

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton se në Shqipëri janë regjistruar 4 vatra me murtajë, një sëmundje shumë ngjitëse që prek bagëtinë e imët, si dhenët dhe dhitë. Deri tani janë prekur 716 kafshë, ndërsa 25 prej tyre kanë ngordhur dhe 153 janë eleminuar për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.

Sëmundja është konfirmuar për herë të parë më 4 qershor në fshatin Domen, pranë Shkodrës, dhe më pas është përhapur në disa zona të tjera të vendit. Murtaja nuk prek njeriun, por është shumë e rrezikshme për kafshët dhe sjell humbje të mëdha për fermerët.

Për të ndaluar përhapjen, Ministria ka marrë masa të rrepta. Që nga 9 qershori është ndaluar përkohësisht lëvizja dhe tregtimi i dhenve dhe dhive në të gjithë vendin, përveçse për në thertore me certifikatë veterinare. Janë ngritur edhe 39 grupe kontrolli që monitorojnë fermat në terren dhe ndihmojnë fermerët të kuptojnë rrezikun.

Ministria fton të gjithë fermerët të respektojnë masat e sigurisë dhe të raportojnë menjëherë çdo shenjë të sëmundjes në numrin e gjelbër 08003366. Po ashtu, ekspertë të Komisionit Evropian po bashkëpunojnë me autoritetet shqiptare për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH