Aktualitet

“Kape dhe q* robt”/ Biseda nga burgu e Emiljano Shullazit me informatorin për vrasjen e Durim Bamit: Ky legeni i bën reklamë

Shkruar nga Liberale

“Kape dhe q* robt”/ Biseda nga burgu e Emiljano Shullazit me

Nga fashikujt hetimorë të SPAK, zbardhen detaje të reja të megaoperacionit të zhvilluar fundjavën e kaluar me 50 urdhërarreste. Durim Bami kërkohej i vdekur. “I forti” i Niklës konsiderohej kockë e fortë dhe i vështirë për t’u arritur.

Për eliminimin e tij ish-deputeti i PS, Arben Ndoka lidh aleancë me disa banda duke angazhuar Ervis Martinajn, vëllezërit Astrit dhe Aldo Avdyli si dhe Emiljano Shullazin me bandën e tij edhe pse ndodheshin në qelitë e burgut të dënuar për vepra të mëparshme të rënda kriminale.

Zbardhen detajet e reja. Nga komunikimet në aplikacionin Sky rezulton se Emiljano Shullazi ka komunikuar me informatorin që ishte porositur të ndiqte lëvizjet e Durim Bamit. Shullazi i kërkon ta vrasë pa humbur kohë. Shullazi përmend edhe Redjan Rrajën, nipin e ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja i cili e duket se njeh nga afër Durim Bamin.

“Kape q** robt, mos ia zgjat, se jam ktu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me mbaru punë. Ky legeni që është këtë në burg Rraja, (Redjan Rraja) thotë që Duri është më i fuqishmi aty, i bën reklamë”. është ky komunikimi i Shullazit me informatorin e tij.

Gjithashtu, gazetarja Klodiana Lala ka siguruar pjesë nga dosja hetimore edhe nga përgjimet e ish-deputetit Arben Ndoka me krerët e krimit. Me të cilit po bashkëpunonte për eliminimin e Durim dhe Valter Bamit.

Pjesë nga dosja:

Më datë 16.04.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me vrasjen e shtetasit Durim Bami dhe Emiljano shprehet që:

..mbase i vjen ora kurvës, mos me prit mu me dal, se brënda javës ja qi lëkurën, vetëm ma qit aty te lumi.

Më datë 20.04.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami. Ndër të tjera Emiljano Shullazi e pyet

…Ai, Durim Bami me çfarë është duke lëviz, me atë Renxhin me targa Italiane? Po me cfarë targash e mban? Me të rejat? Sa e ka targën? Duhet me rujt edhe Bedriun. Me ca makine kishte ardhur në Tiranë? Po Blindin e mori atë audin?

Më datë 19.05.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Blerim Abazi dhe ky i fundit i jep informacion për lokalizimin e Durim Bami dhe lidhjet e tij duke i shkruar,

“…Sot kam qit nipin me pa se ku rrin, ose tek Elda ose te Kastrati janë pikat kyqe. Aty ndihet i sigurt. Neve na duhet një aty afër shtëpisë së tij….Bedriu i vogel i qet në prit por lek. Por nuk e di ke mi fut. Po ta shofim a del, mos të rrim kot. Po pra, se ai rrin shumë mbyll. Kshu më pëlqen mos i zëm të dy në një makin. Aty i djegim ne, kemi kohë sa duash, na shef zoti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH