Aktualitet

“Kam një problem të madh”, flet shoku i 25-vjeçarit që u gjet i vdekur brenda makinës, kë telefonoi i riu para se…

Shkruar nga Liberale

“Kam një problem të madh”, flet shoku i 25-vjeçarit

Detaje të reja janë zbuluar, lidhur me vdekjen e 25-vjeçarit Romario Brunga, i cili u gjet i vdekur brenda automjetit të tij pasditen e së enjtes.

Sipas hetimeve të kryera nga policia e Lezhës janë shtuar dyshimet për një vetëvrasje të mundshme, pasi është zbuluar se personi i fundit që ka komunikuar me të ka qenë shoku i tij i ngushtë.

Ndërkohë, sipas burimeve hetimore, Brunga e ka telefonuar atë duke i thënë:

“Kam një hall shumë të madh.” Pas kësaj bisede, ai ka mbyllur telefonin dhe nuk iu është përgjigjur më thirrjeve të mikut të tij.

Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezulton se 25-vjeçari ka qenë gjatë gjithë kohës duke folur në telefon, që nga momenti kur ka dalë nga puna, ku punonte si kamarier, deri në vendin ku dyshohet se ka kryer aktin tragjik. Të gjitha këto detaje kanë përforcuar dyshimet e policisë se bëhet fjalë për një vetëvrasje.

Brunga kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja dhe sipas personave të afërt, nuk kishte shfaqur më herët shenja depresioni. Hetimet mbi ngjarjen vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH