Aktualitet

“Ia kemi blerë sa qimet e kokës, si t’ia bëjmë”, i afërmi i pacientes me kancer kërkon ‘zgjidhje’ nga infermieri i QSUT (përgjimi)

Shkruar nga Liberale

“Ia kemi blerë sa qimet e kokës, si t’ia

Zbardhet një tjetër përgjim i dosjes së abuzimeve në departamentin e Onkologjikut në spitalin e QSUT.

Pjesë e dosjes është një bisedë e zhvilluar një bisedë mes kryeinfermierit Afrim Ruçi dhe bashkëshorti të një prej pacienteve që kërkon të marrë shërbim më para datës së pritjes.

Pjesë nga përgjimi: 

Qytetari: Afrim përshëndetje, unë jam ai i shoqi asaj B. që diskutonim ato muhabetet. Mos më gjen ndonjë mundësi si t’ia bëjmë sot se unë e kam javore atë kimon, për nder se jam në hall. S’më ndihmon dot me një kështu se ajo e ka javore ia kemi blerë sa qimet e kokës dhe të pres datën 05 unë.

Afrim: Ja të them për pak se jam tek Pediatria me çunin.

Qytetari: Mirë më thuaj se jam gati të nisem direkt.

Në dosje theksohet se “nga informacionet e marra në rruge operative ka rezultuar se punonjës të këtij departamenti ku rolin kryesor e ka kryeinfermieri i pavionit pasi marrin programin e plotë për kurën e një pacienti dhe ky medikament sigurohet nga shteti duke qenë se çdo pacient i kimios është i regjistruar në databazë nuk e lënë të gjithë kurën e plotë për trajtim por një pjesë të kësaj kure nxirret për t’u blerë jashtë spitalit dhe konkretisht në dy farmaci private.

Një medikament për kimion është shumë i kushtueshëm dhe flakoni varion nga 250 Euro deri në 1500 euro.

Përveç rastit kur medikamenti për kimio nxirret dhe tregtohet jashtë ambienteve spitalore që është shkelje, ka dhe raste të tjra kur brenda farmacisë spitalore të njohur nga stafi personel, mund të shkojë kushdo që është i afërm i një pacienti me kimio ose punonjës i brendshëm dhe kundrejt një shume monetare mund të tërheqë medikament dhe pse nuk është radha e tij për kurim por në listën e pritjes është një person tjetër”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH