Policia e Shtetit konfirmoi se Paulin (Pavlin) Kola u arrestua për vendosjen e eksplozivit te zyra noteriale e Esmeralda Dautit në Tiranë.
– "U ndalua shtetasi P. (P.) K., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.
Në rrugën “Perlat Rexhepi”, në Tiranë, shpërtheu një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasoje u dëmtua fasada e një zyre noteriale në pronësi të noteres Esmeralda Dautit", tha policia.