Aktualitet

Hapen korridoret Tiranë- Prishtinë, shkurtohet koha e udhetimit në 10 minuta

Shkruar nga Liberale

Hapen korridoret Tiranë- Prishtinë, shkurtohet koha e udhetimit

Që prej datës 24 janar janë hapur linjat ajrore për fluturimet Tiranë-Prishtinë. Me shkurtimin e trajektores së fluturimeve, koha e mbërritjes shkurtohet deri në 12 minuta.

Udhëtimet ajrore nga Tirana në Prishtinë do të reduktohen me 8 – 12 minuta. NATO ka njoftuar se janë hapur zyrtarisht korridoret e reja ajrore civile, të cilat do të mundësojnë udhëtime në vijë të drejtë ajrore Shqipëri-Kosovë.

Ky zhvillim i ri është rezultat i përpjekjeve të kryera nën një proces të udhëhequr prej NATO-s dhe synon normalizimin e trafikut të aviacionit civil në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Linjat e reja do të ndikojnë pozitivisht në aviacionin civil dhe do të ofrojnë përfitime të konsiderueshme, duke përfshirë kohë më të shkurtra fluturimi, konsum më të ulët të karburantit dhe reduktim të ndotjes”, thuhet në njoftimin e shpërndarë.

Për qeverinë e Kosovës, shkurtimi i trajektoreve të fluturimeve, e bën aeroportin e Prishtinës më konkurrues me aeroportet e tjera në rajon. Kjo do të përkthehet në ulje të kostove të fluturimeve, në uljen e shpenzimeve për linjat ajrore, por gjithashtu edhe në uljen e emetimit të gazrave serë.

Aktualisht janë disa linja ajrore që operojnë me fluturime nga aeroporti “Nënë Tereza” të Tiranës, drejt atij të Prishtinës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH