Aktualitet

Gjyqtarët e GJKKO frymëzohen nga eksperienca e kolegëve amerikanë në Utah, ambasada e SHBA zbardh takimet

Shkruar nga Liberale

Gjyqtarët e GJKKO frymëzohen nga eksperienca e kolegëve

Gjyqtarët e GJKKO-së kanë zhvilluar një sërë takimesh në Salt Lake City, në Utah të SHBA-së.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur takimet e gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme me prokurorë dhe aktivistë të njohur amerikanë.

“Gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme udhëtuan në Salt Lake City për një ribashkim frymëzues me Prokuroren e Nderuar të SHBA Trina A. Higgins dhe Kryetarin e Gjykatës së Rrethit Robert J. Shelby, të cilët më herët u takuan me zyrtarë të fushës së drejtësisë në Shqipëri në korrik të këtij viti."

Ata patën privilegjin të takoheshin me Elizabeth Smart, një mbrojtëse e të drejtave të viktimave e njohur botërisht dhe e mbijetuar e rrëmbimit, për të diskutuar rolin kyç të përfshirjes së viktimave në proceset gjyqësore dhe vlerësimin e duhur të dëshmive të tyre”, njofton ambasada e SHBA.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH