Një dite pasi mbërritën në Shqipëri, 5 emigrantë azilkërkues do të rikthehen në Itali.
Në përfundim të procedurave të verifikimit, që ka përfunduar rreth mesnatës, u vendos që 3 minoren dhe 2 të sëmurë nuk do të qëndrojnë bashkë me 44 të tjerët në kampet e Gjadrit në Shqipëri.
44 emigrantët do të presin në tokën shqiptare fillimisht vendimin e Gjykatës së Romës, që pritet të vendosë brenda 48 orëve për vlefshmërinë e mbajtjes së tyre në vendin tonë dhe më pas do të presin një përgjigje për kërkesën e tyre për azil.
Shumica e emigrantëve ishin nga Bangladeshi, ndërsa pjesa tjetër vinin nga Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia.
Emigrantët mbërritën mëngjesin e së djeshëm në portin e Shëngjinit me anijen e marinës italiane “Casiopea”.