Aktualitet

FOTO/ Shoferi i dehur përplas mjetet e parkuara në Sarandë, përfundon i përmbysur në mes të rrugës

Shkruar nga Liberale
FOTO/ Shoferi i dehur përplas mjetet e parkuara në Sarandë,

Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, ku një shofer ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka përplasur disa makina të tjera.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 në Sarandë, pranë stadiumit. Pasi aksidentoi makinat e parkuara në anë të rrugës, mjeti që drejtonte u përmbys.

Fatmirësisht shoferi që drejtonte mjetin ka shpëtuar pa u lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Qarkullimi në segmentin përreth është bllokuar për disa minuta.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH