Aktualitet

FOTO E DITËS: Restaurohet banja antike në Elbasan

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Restaurohet banja antike në Elbasan

Në Bradashesh të Elbasanit, përgjatë vijës Egnatia ka përfunduar restaurimi i banjës antike AdQunintum. Ky është një monument kulture i kategorisë së parë nga më të rrallët dhe i vetmi i mbijetuar në Ballkan.

Kompleksi antik nisi të ndërtohej në shekullin ll pas Krishtit dhe vijoi të banohej deri një shekullin IV pas Krishtit. Në zonë nisën gërmimet gjerësisht në vitin 1968 dhe nga puna kërkimore u zbulua një vilë si dhe banja e ruajtur jashtëzakonisht mirë.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH