Gaza, 6 Qershor 2025:Palestinezët në qytetin Khan Younis, në Rripin e Gazës, e falën namazin e Kurban Bajramit në mesin e rrënojave të xhamisë Al-Albani, e cila u shkatërrua nga sulmet izraelite. Festa e Bajramit, që zhvillohet në kushte të vështira mes bllokadës dhe sulmeve, kaloi nën atmosferë pikëllimi dhe dhimbje për popullin palestinez.
Në pamjet e shpërndara, dukeshin besimtarët që falen mes rrënojave të xhamisë së shkatërruar, duke përçuar mesazhin e forcës dhe qëndresës, edhe në kushte ekstremisht të vështira. Sipas autoriteteve palestineze, më shumë se 828 xhami janë shkatërruar në Gaza dhe 167 të tjera janë dëmtuar, ndërsa 19 varreza janë shkatërruar plotësisht.
Sulmet izraelite, që kanë vazhduar pa ndërprerje që nga tetori i vitit 2023, kanë shkaktuar mbi 54.600 viktima palestineze, shumicën e tyre gra dhe fëmijë. Ndërkohë, thirrjet ndërkombëtare për armëpushim janë refuzuar nga Izraeli, duke shkaktuar një gjendje të rënduar për popullin palestinez.
/S.B/Liberale.al/