Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmomd Ibrahimaj, në ditën e Sulltan Nevruzit ka uruar mirësi për të gjithë qytetarët, ndërsa ka bërë thirrje që të lutemi për paqe e mirësi.
“Ta duam më shumë njërit tjetrin, Të jemi falënderues ndaj Zotit për të gjitha të mirat. Të ndjejmë njëri-tjetrin sa më afër. Zoti na do të bashkuar. Kjo jetë është dhënë nga Zoti dhe duhet të kujdesemi për të”, ka thënë ai.
Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komunitetin bektashi.
Ndonëse shumica e vendeve në botë e festojnë më 21 mars, në Shqipëri kjo festë festohet më 22. Përveç se një festë fetare në Shqipëri, Nevruzi njihet edhe ndërkombëtarisht prej OKB-së si Dita Ndërkombëtare e Nevruzit.