Aktualitet

EMRI/ Aksident me vdekje në Shkodër, detajet

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Aksident me vdekje në Shkodër, detajet

Një aksident me vdekje është shënuar paraditen e sotme në “Shkodër-Koplik”.

28-vjeçari Klevis Duka ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me motomjetin e drejtuar nga 84-vjeçari Berhan Triepshi. Për pasojë ka humbur jetën i moshuari.

“Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi K. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T., rreth 84 vjeç.

Shtetasi B. T. ka humbur jetën, në spital.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.“- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH