Ashtu siç e kërkon tradita e hershme, si çdo vit tjetër, në Elbasan janë mbledhur qytetarë nga mbarë vendi por dhe turistë për të festuar Ditën e Verës, për të cilën kanë filluar përgatitjet që prej një jave.
Festa ka nisur prej dy ditësh në qytetin e traditës, por kulmi i festimeve është pikërisht sot me 14 mars.
Në qytet nisën aktivitetet, të cilat janë nga më të larmishmet, duke përfshirë koncerte dhe karnevale nga shkollat e qytetit. Qyteti ka hapur dyert dhe pret miq e mysafirë nga mbarë trojet shqiptare dhe nga e gjithë bota.
Qendra e qytetit, bulevardi kryesor dhe muret e kalasë janë veshur me dekor të veçantë, me ngjyra pranverore dhe urime të sinqerta për një verë të paqtë e të begatë.
Po ashtu, në Elbasan po mbahet panairi i zejeve, panairi i ballokumeve, ëmbëlsirës tradicionale të kësaj feste, karnavalet dhe ekspozita të tjera.
Gjatë Ditës së Verës është bërë traditë që të marrin pjesë edhe autoritetet më të larta të vendit.
Kështu, është njoftuar pjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama, kryetarit të opozitës Sali Berisha, komisioneres për Marta Kos dhe të tjerë personaliteteve të larta.