Një plagosje me thikë është ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Visha”, ku mësohet se janë plagosur dy persona, Agim Karafili 51 vjeç dhe Agron Karafili 57 vjeç.
Të plagosurit janë dërguar për mjekim në spital.
Autori i ngjarjes është identifikuar si shtetasi Shpëtim Hyseni dhe është kapur nga policia.
Burimet raportojnë se motivet kanë qenë banale.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 12:50, në rrugën “Ali Visha” pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. H., rreth 51 vjeç ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasit A. K., 51 vjeç dhe A. K., 57 vjeç(vëllëzer), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Nr. 1, autorin e dyshuar shtetasin Sh. H, për veprime të metejshme procedurale.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.