Aktualitet

Dy turistë aksidentohen në rrugën e Arbrit, dërgohen në Spitalin e Traumës

Shkruar nga Liberale

Dy turistë aksidentohen në rrugën e Arbrit, dërgohen në

Dy turistë që po udhëtonin nga Maqellara drejt Bulqizës janë aksidentuar në rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur Ura e Çerenecit.

Shtetasit nga Maqedonia e Veriut dyshohet se kanë bërë një parakalim të gabuar, duke humbur kontrollin e motomjetit, i cili u përplas me murin e sipërm të rrugës.

Ata u transportuan fillimisht në spitalin e Bulqizës, ku morën ndihmën e parë, dhe më pas u nisën për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH