Aktualitet

Apeli i Posaçëm shpall VENDIMIN për Inceneratorin e Elbasanit/ Ja me sa vite burg u dënuan Lefter Koka dhe Alqi Bllako

Shkruar nga Liberale

Apeli i Posaçëm shpall VENDIMIN për Inceneratorin e Elbasanit/

Apeli i GJKKO-së ka marrë vendimin për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako dhe të pandehurit e tjerë që akuzohen si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Trupa gjykuese, e përfaqësuar nga Ilirjana Olldashi, ka vendosur dënimin me 10 vite burg të ish-ministrit Koka, i cili përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe dënohet përfundimisht me 6.8 vite pas hekurave.

Ndërkohë për ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako, u caktua dënimi me 2.8 vite burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike.

Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg, dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj  6.8 vite burgim. I njëjti dënim u dha edhe për Mirel Mërtirin.

Stela Gugallja u dënua me 7 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj 4.8 vite.

Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe me gjykim të shkurtuar do vuajnë 2.8 vite heqje lirie.

Apeli i Posaçëm  la në fuqi dënimet edhe për  Bardhyl Çabirin që u dënua me 2 vjet dhe Serafin Papa 1.4 burg.

Apeli i GJKKO-së raportohet se ka sekuestruar edhe disa pasuri të ish-ministrit të Mjedisit. Një prej pasurive të sekuestruara janë edhe 18.9 per qind të aksioneve të kantinës së pijeve Gjergj Kastrioti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH