Aktualitet

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi sekuestrot për tre pasuri të Arben Ahmetajt

Shkruar nga Liberale

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi sekuestrot për tre pasuri

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi sekuestrot për 3 pasuri të ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj, për të cilat Gjykata Kushtetuese kishte gjetur shkelje proceduriale dhe cenim të së drejtës së pronës.

Këtë të shtunë, gjyqtari Dhimitër Lara la në fuqi sekuestrot për një apartament 167 metra katrorë në Tiranë, një depozitë me 115.692,84 euro dhe një llogari bankare me 8.620,68 euro të zotëruara nga Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati.

Në muajin prill, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimet e GJKKO-së, Apelit të GJKKO-së dhe Gjykatës së Lartë mbi këto pasuri, duke kthyer çështjen për rigjykim në shkallën e dytë.

Ahmetaj dyshohet dhe po hetohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Pak para caktimit të masës së sigurimit “arrest me burg”, ish-zyrtari i lartë u largua nga Shqipëria, duke i shpëtuar prangave.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH