Aktualitet

AMP trajnim në Washington/ Ambasada e SHBA: Bashkëpunim për të çuar para shtetin e së drejtës në rrugën drejt integrimit

Shkruar nga Liberale

AMP trajnim në Washington/ Ambasada e SHBA: Bashkëpunim për

Një delegacion përfaqësues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të Shqipërisë ndodhet në Uashington, DC për konferencën e trajnimit të Shoqatës Kombëtare të Hetuesve të Çështjeve të Brendshme për vitin 2024.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada e SHBA thote se “Duke iu bashkuar më shumë se 300 profesionistëve të zbatimit të ligjit nga e gjithë bota, ata morën pjesë në trajnime mbi marrjen në pyetje dhe intervistimin, paragjykimet në ankesat policore, hetimet mbi përdorimin e forcës dhe më shumë”.


“Delegacioni gjithashtu vizitoi Qendrën Kombëtare të SHBA-së dhe Muzeun Kombëtar të Zbatimit të Ligjit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara është krenare që bashkëpunon me organet ligjzbatuese shqiptare për të çuar përpara shtetin e së drejtës në rrugën drejt integrimit në BE”, thuhet ne reagimin e ambasades.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH