Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë – Milot, pranë kryqëzimit të Shënkollit.
Mësohet se një automjet ka përplasur një 16-vjeçar. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me aksidentin për të zbardhur rrethanat e plota.