Aktualitet

Abuzoi me tenderin 21 milionë lekë për karburantin/ GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Kukësit me 2 vite...

Shkruar nga Liberale

Abuzoi me tenderin 21 milionë lekë për karburantin/ GJKKO

GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Kukësit, Granit Gjana me 2 vite shërbim prove pas abuzimit me tenderin 21 milion lekë për karburantin.

Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit Granit Gjana, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në dy raste, parashikuar nga neni 258/2 i Kodit Penal”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Erjon Çela dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 71, datë 27.11.2024 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Granit Gjana, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 paragrafi i dytë i Kodit Penal, (për procedurën e prokurimit me nr. REF-56811-01-24-2023, me objekt “Blerje karburanti”) dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Granit Gjana, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 paragrafi i dytë i Kodit Penal, (për procedurën e prokurimit me nr. REF-70621-05-25-2023, ne objekt “Blerje karburani”) dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

3. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Granit Gjana me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim. 4. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Granit Gjana me 1 (një) vit burgim.

5. Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurit Granit Gjana për një periudhë prej 2 (dy)  vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

6. Urdhërohet i pandehuri Granit Gjana të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës Tiranë dhe të mos marrë kontakt me persona të dënuar.

7. Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Granit Gjana për 5 (pesë) vjet.

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH