Aktualitet

" Do të të publikoj FOTOT INTIME", 38-vjeçarja denoncon vlonjatin: Më ka kërcënuar e përndjekur! I riu vihet në pranga

Shkruar nga Liberale

" Do të të publikoj FOTOT INTIME", 38-vjeçarja

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ka kanosur përmes telefonit një 38-vjeçare, duke e kërcënuar se do i publikonte foto intime në rrjetet sociale. 

Sipas bluve të qytetit bregdetar, ka qenë vetë 38-vjeçarja, e cila ka bërë kallëzimin në Polici, duke treguar se i riu e ka kanosur se do i publikonte foto intime dhe se i ka shkaktuar ankth e pasiguri me shantazhimet e tij. 

Mësohet se pas denoncimit policia ka arrestuar 21-vjeçarin me iniciale G. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH