Liberale

Nuk ka rezultat
View All Result
  • SHQIPËRI
    • të gjitha
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politike
    • Sociale
    Berisha, paralajmërim biznesmenit kosovar që bleu ABC News

    Berisha: Në listën aplikacionit ‘Aktiv1isti’ janë edhe 32 prokurorë dhe qindra policë

    Shkëlzen Berisha u thirr sot në SPAK, ish-kryeministri shpjegon arsyen

    Berisha: Le t’i bllokojmë rrugët! Ndaj Ramës do të ketë vetëm protesta dhe mosbindje civile

    E rëndë në Greqi/ Punonte në një gurore, humb jetën 45-vjeçari pasi shtypet nga një shkëmb

    E aksidentoi me makinë shoferi 23-vjeçar, vdes në spital gruaja ende e paidentifikuar

    Lëvizte me dokumente false dhe mbante thika me vete, arrestohet 44-vjeçari shqiptar

    Shqiptari ndërron jetë teksa shkonte në punë në Itali

    • Aktualitet
    • Media Polis
      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      MEDIA POLIS nga Belina Budini: Lajm i mirë, kur të mos ketë më lajme nga Shqipëria!

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Riciklimi i Berishës si binom i Ramës

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Bashkimi i demokratëve si instrument komunikimi

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Rama, skenë ndërkombëtare për teatër shqiptar

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Për një manifest universitar në vend të “protestës së pedagogëve”

      Hakerimi i shtetit dhe Rama si hakërrues i mediave

    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • OP-ED
    • të gjitha
    • Analizë
    • Editorial
    • Ekspertize
    • Krye
    • Polemikë
    EKSPERTIZË nga Klementin Mile: Hapësira politike shqiptare

    EKSPERTIZË nga Klementin Mile: Utopia e një universiteti pa filozofi

    Pse ripërcaktimi i prioriteteve të strategjisë së betejës së PD është jetik për PD?

    OPINION nga Red Varaku: Reflektimi që po prodhon eliminimi politik i Ramës

    ANALIZË nga Preç Zogaj: Ngado ta rrotullosh, protesta mbetet kundër Samitit

    ANALIZË nga Preç Zogaj/ PD: Mosregjistrimi në zgjedhje opsion i pamendueshëm

    Shqipëria nuk mund të ketë një antikomunist për President, jo se nuk duhet, por se nuk mundet!

    OPINION nga Gentian Kaprata: Tortura e re që na ofron Veliaj!

    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Ekspertize
    • Polemikë
  • UNIVERSITET
    • të gjitha
    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
    Turizëm në Hënë dhe Mars

    Turizëm në Hënë dhe Mars

    Përse akoma në vend numëro?

    Platoni tregon arsyet themelore pse edukimi ka vlerë për qytetarin

    Auto Draft

    Arta Mandro dhe Juelda Lamçe me studentët e UET/ Rastet praktike për të kuptuar më mirë të Drejtën Familjare

    Takohuni me perënditë e lashta egjiptiane

    Takohuni me perënditë e lashta egjiptiane

    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
  • BOTA
    • të gjitha
    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
    “Ukrainës do t’i jepen mbi 100 tanke Leopard 1”, mesazhi i ministrit gjerman të Mbrojtjes

    “Ukrainës do t’i jepen mbi 100 tanke Leopard 1”, mesazhi i ministrit gjerman të Mbrojtjes

    Lëkundje tërmeti në Greqi (ku ishte epiqendra dhe madhësia)

    Turqia nuk gjen qetësi, ndjehen sërish lëkundje të forta tërmeti në vend

    “S’ka qetësi në Ballkan, pa një marrëveshje Kosovë- Serbi”

    Vuçiç për njohjen reciproke me Kosovën: Le ta ëndërrojnë

    Cilët janë tërmetet më vdekjeprurëse të dy dekadave të fundit

    Rritet frikshëm numri i viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri

    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
  • MAGAZINË
    • të gjitha
    • Letërsi
    • Libri
    • Shije
    • Showbiz
    • Sport
    Olta shpërthen në lot pas eliminimit të Amosit

    Olta shpërthen në lot pas eliminimit të Amosit

    Amos lë shtëpinë e Big Brother Vip

    Amos lë shtëpinë e Big Brother Vip

    Tërmeti në Turqi, stadiumet u kthyen në zona grumbullimi për viktimat

    Tërmeti në Turqi, stadiumet u kthyen në zona grumbullimi për viktimat

    Dinamo fiton mes vuajtjesh, Flamurtari mundet nga Apolonia

    Mbyllet java e 20-të e Superiores, rezultatet dhe klasifikimi

Fillimi Kryesore

Shkarkimi në Parlament

Shkarkimi në Parlament

Share on FacebookShare on Twitter

Pas miratimit me vota unanime nga Komisioni Hetimor, raporti për shkarkimin e presidentit shkon  drejt Kuvendit. Por edhe nëse do të marrë 94 vota pro, do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të vendosë përfundimisht. Presidenca e ka cilësuar vendimin nul dhe  veprimtarinë antikushtetuese duke theksuar se Meta do të jetë në detyrë deri në korrik të 2022-shit. Meta bëhet i pari presidenti, i vendosur dy herë para shkarkimit  

Nisur nga deklaratat e kryeministrit Rama për ta votuar në bllok shkarkimin e presidentit në Parlament, nuk kishte dyshim që Komisioni Hetimor do ta votonte dje raportin për shkarkimin e Metës, i dyti brenda dy viteve.

Me pretendimin se kreu i shtetit ka shkelur rëndë Kushtetutën para dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit, pritet që ky raport të votohet brenda shtatë ditësh nga deputetët në Kuvend.

Votim që nuk pritet të sjellë të reja, ndërsa edhe herën e shkuar shkarkimi i presidentit u miratua edhe nga deputetët e opozitës së re, të cilët zunë vendet e atyre që dogjën mandatet në shkurt të 2019-s e që do të zëvendësohen në shtator. Shumë prej tyre nuk kanë arritur ta fitojnë mandatin parlamentar në këto zgjedhje.

Kreu i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni u shpreh dje se kreu i shteti ka inkurajuar dhunën.

Sipas raportit, presidenti është përfshirë direkt në fushatën elektorale duke sulmuar mazhorancën dhe që sipas interpretimit të këtij raporti, është e ndaluar në Kushtetutë.

“Presidenti ka intimiduar votuesit duke thënë se ai vetë do i presë dorën, thirrje luftarake, vetëgjyqësie janë mesazhe të qarta drejt popullit”, u shpreh Hyseni, duke u ndalur edhe në përplasjen mes Metës dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim.

Debatet në largësi mes tyre, ku Kim u shpreh hapur kundër deklaratave të presidentit për të mbrojtur votën me “sfurqe”, ishin pjesë e pretendimeve për shkelje të Kushtetutës dhe për pasojë edhe e procesit hetimor.

“Në vend të ishte neutral, tregoi qartë anësi ndaj opozitës. Presidenti mori përsipër të jap leksione demokracie, që nuk gjendjen askund”, do të vijonte Hyseni, duke bërë të qartë se ai do t’i dërgohej për votim Kuvendit brenda shtatë ditëve.

Vetë kryeministri do ta saktësonte se do të ishte ky Parlament që do ta shkarkonte Metën, ndonëse drejt vendimit përfundimtar është një tjetër hallkë – ajo e Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti Meta, i cili fillimisht shprehu vullnetin të merrte pjesë në seancën dëgjimore, duke i kërkuar Komisionit ta shtynte më 10 maj, e ka cilësuar veprimtarinë e natyrës hetimore të Kuvendit të paligjshme dhe jokushtetuese. Ai madje i bëri thirrje kreut Ruçi që Kuvendi të tërhiqej nga kjo nismë, ndërsa argumentonte sipas ligjit se nuk mund të kryhen procese hetimore në katër mujorin e fundit të legjislaturës, duke thënë se në të kundërt do të vijonte punën e tij deri në fund të mandatit e nuk do të njihte asnjë vendim të një komisioni të jashtëligjshëm.

Komisioni pohoi të kundërtën se ishte brenda ligjit dhe hoqi dorë nga thirrja e presidentit për dëgjesë, pasi ky i fundit i refuzoi edhe dy ftesa të mëvonshme.

Komisioni Hetimor, i cili u ngrit më 7 maj, një ditë pasi Komisioni i Ligjeve e aprovoi kërkesën e një grupi deputetësh që pretendonin se presidenti kishte shkelur Kushtetutën përmes një sërë deklaratash dhe veprimtarish prej muajit mars e në vijim, ishte sipas Metës jashtë afateve ligjore për të kryer këtë proces.

“Sjellja e Presidentit duhet të përcaktohet si rol ekuilibrues në jetën politike të vendit dhe nuk përfshihet në lojën e përditshme politike. Kryetari i shtetit nuk duhet të mbështesë forca të caktuar apo t’i kundërvihet forcave të ndryshme politike. Presidenti bëri një fushatë kundër partisë në pushtet me të gjithë fuqinë institucionale të tij”, ka deklaruar Hyseni.

Ai ka cituar edhe raportin e ODIHR, që shkruan se Meta mban një marrëdhënie kritike dhe të ashpër ndaj qeverisë duke ndikuar drejtpërdrejtë në zgjedhje me tonet e tij konfrontuese edhe të nxehta. Presidenti, i cili do të shprehej gjatë fushatës se do të vijonte me turin nëpër qytete për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, u ka bërë shpesh thirrja qytetarëve të votojnë kandidatët më të mirë e të mos e shesin votën, por ta mbrojnë atë.

“Në kapacitetin e tij ai bëri fushatë kundër partisë në pushtet”, do të shprehej Hyseni. Kryeministri Rama do të ironizonte duke e quajtur Metën një kryekandidat të opozitës, ndërsa presidenti do të deklaronte se do të jepte dorëheqjen nëse Partia Socialiste merrte 73 mandate.

Pas zgjedhjeve, kreu i shtetit doli në një komunikatë për shtyp duke përgëzuar procesin e votimeve dhe i njohu vetes merita për garantimin e tyre.

Ky proces hetimor është ndalur edhe tek incidenti i ndodhur në zyrat e partisë FRD pak ditë para nisjes së fushatës zgjedhore, ku presidenti u gjend aty dhe u përfshi në debat me efektivë të policisë bashkiake.

“Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”, thuhet më tej në raport, ndërsa sipas komisionit Meta ka shkelur nenin 94 të Kushtetutës, në të cilin thuhet: “Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të”.

Presidenca ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe dje pas votimit unanim të raportit hetimor, i cili do t’i dërgohet këtë javë Kuvendit.

“Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj”, shkruante zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, duke theksuar se Meta do të ushtrojë detyrën deri më 24 korrik të 2022-shit.

Raporti duhet të marrë 94 vota në Kuvend dhe nëse ky i fundit miraton shkarkimin, vendimi duhet të paraqitet brenda pesë ditëve në Gjykatën Kushtetuese. Fillimisht Gjykata Kushtetuese vendos me shumicë votash, anëtarë që ta shqyrtojë kërkesën në seancë plenare.

Pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese shqyrtoi një tjetër përplasje mes presidentit dhe kryeministrit Rama, në lidhje me emërimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Gent Cakaj.

Kushtetuesja shqyrtoi vetëm interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës, duke lënë jashtë mosmarrëveshjen, e cila pas dy viteve kishte përfunduar, me emërimin e Olta Xhaçkës në atë dikaster. Emërim që Meta e dekretoi. Sipas Kushtetueses emërimi dhe shkarkimi i ministrave bëhet në bashkëpunim mes tre institucioneve – Kuvendit, Kryeministrit dhe Presidentit. Sipas këtij interpretimi edhe presidenti kishte të drejtë të kryente verifikime për figurën e një ministri, duke rrëzuar pretendimet e përfaqësueses së Këshillit të Ministrave se ishte jashtë kompetencave të tij.

Po ashtu Gjykata Kushtetuese ka caktuar seancën për shqyrtimin e kërkesës së PD dhe LSI për t’i shpallur të pavlefshme zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, të bojkotuara nga opozita.

Ishte pikërisht anulimi i dekretit të datës së zgjedhjeve që solli edhe përplasjen e madhe mes kreut të shtetit dhe maxhorancës. Fillimisht në parlament u votua një Rezolutë me qëllim që presidenti të kthehej brenda kushtetueshmërisë dhe që pasoi me ngritjen e komisionit për shkarkim dhe thirrjen e Komisionit të Venecias. Kjo e fundit gjykoi se presidenti kishte tejkaluar kompetencat, por nuk kishte kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës për të argumentuar shkarkimin e tij. Ekspertët e Venecias theksonin se në një klimë politike, ku maxhoranca ka edhe pushtetin lokal, pas zgjedhjeve të 30 qershorit duhej pasur parasysh parimi “check and balance”.

Votimi në Kuvend do të kryhet nën të njëjtën klimë. Do të jenë 122 deputetët që përbëjnë këtë legjislaturë prej dy vitesh dhe ata 49 që ngritën kërkesën për shkarkimin e Metës. Pasi Kuvendi ta ketë miratuar – me gjasë në bllok siç lajmëroi një muaj më parë kryeministri – i takon Gjykatës Kushtetuese të japë verdiktin final në këtë proces të dytë shkarkimi të Metës. Pas fitores së mandatit të tretë, Rama do ta ftonte Partinë Demokratike në një bashkëpunim të parë e konkret…atë të zgjedhjes së presidentit të ri.

Diskutimet në Komisionin Hetimor

Teksa Komisioni parlamentar hetimor për shkarkimin e Presidentit do të miratojë sot raportin përfundimtar për Presidentin e Republikës, i cili do t’i shkojë më pas parlamentit për votim, ka pasur dhe diskutime para votimit.

Deputeti Spartak Braho teksa vlerësoi punën e komisionit dhe konstitucionalistëve, tha se Presidenti ka rënë moralisht. Ai e cilësoi raportin 97 faqesh një material kinematografik.

“Vlerësoj në mënyrë të veçantë akuzën, grupin e punës që u morën posaçërisht, por natyrisht veprimtarinë, diskutimet e mjaft kolegëve të tjerë gjatë diskutimit të kësaj çështjeje.

Ne angazhuam gjatë veprimtarisë sonë një grup ekspertësh përbërë nga dy konstitucionalistë për të cilët nuk do kursej fjalët e mira për nivelin e tyre.

Ky president ka rënë moralisht. Ky është një përfundim sa logjik dhe i kuptueshëm dhe i pranueshëm për opinionin.

Ai nuk ka funksionuar si president dhe për mjaft arsye morale dhe ato janë pjesë e atij materiali të gjerë kinematografik se kështu do konsiderohen më vonë, filma multiplikativë me presidentin tonë. Vlerësoj punën e kryer”, tha Braho.

Deputetja Vasilika Hysi e cilësoi një dokument gjithëpërfshirës. “Ky raport do jetë një dokument studimi e kërkimi për breza të tërë të akademikëve, studentëve, kërkuesve e qytetarëve për rolin e Presidentit në një periudhë të caktuar kohe. Mënyra si është hartuar justifikon rëndësinë e çështjes”, deklaroi Hysi.

Kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi kërkoi një raport i koncentruar, përmbledhës t’iu vihet në dispozicion 122 deputetëve para votimit.

“Unë personalisht besoj dhe kolegët nuk është se jemi këtu për të realizuar tekat, por arroganca e cilido zyrtari të shtetit besoj që duhet të marrë fund në mbylljen e një tranzicioni rraskapitës të gjatë. Desha të shpreh votën time pro. Një dispozitiv të shkurtër, jo i gjithë raporti 97 faqesh, mendoj që për 122 deputetët të ketë një material përmbledhës, konciz, përpara se të vijë data në lidhje me votimin në seancë”, tha Murrizi.

Sekretarja e Komisionit, deputetja e PS Klotilda Bushka tha se ky raport dhe puna e komisionit nuk ka qenë një punë e lehtë. “Nuk është një proces për të cilin ndihemi krenarë. Nuk është një situatë që na vë në pozita komode. Ky proces tekniko-juridik. Do doja t’i falënderoja të gjithë kolegët”, tha Bushka.

Nishani: Maxhoranca nuk e shkarkon dot presidentin

Ish-presidenti Bujar Nishani pohoi se maxhoranca nuk mund të shkarkojë dot pasardhësin e tij Ilir Meta. I ftuar në ‘Frontline’, Nishani tha se nuk ka fakte dhe prova që Meta të ketë shkelur ligjin apo Kushtetutën.

Mes të tjerash ai theksoi se e vetmja që mund ta shkarkojë presidentin është Gjykata Kushtetuese. “E kam shprehur dhe herë të tjera. Unë nuk mund të bëjë komente të detajuara pasi në këtë çështje kam rekordet e mia si president. Kam qenë president i Republikës në 2 palë zgjedhje. E kam parë të gjithë lëvizjen e maxhorancës si sjellje jo dinjitoze. Parlamenti se shkarkon dot presidentin e Republikës, pasi është Gjykata Kushtetuese ajo që e shkarkon. S’ka fakte e prova që presidenti të ketë shkelur Kushtetutën dhe ligjin. Maxhoranca ka të drejtë kur të vijë momenti për zgjedhjen e presidentit mos të zgjedhë atë. Por nuk mund ta shkarkojë.”, tha Nishani. Komisioni hetimor u ngrit me kërkesë të 49 deputetëve socialistë të cilët kërkuan shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Kushtetuta përcakton se për shkarkimin e Presidentit të Republikës në Parlament nevojiten të paktën 94 vota. Ndërkohë, do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të thotë fjalën e fundit për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta./Gazeta Liberale

Ju sugjerojme

“Ukrainës do t’i jepen mbi 100 tanke Leopard 1”, mesazhi i ministrit gjerman të Mbrojtjes
BOTA

“Ukrainës do t’i jepen mbi 100 tanke Leopard 1”, mesazhi i ministrit gjerman të Mbrojtjes

22:23 | 07/02/2023
Berisha, paralajmërim biznesmenit kosovar që bleu ABC News
Kryesore

Berisha: Në listën aplikacionit ‘Aktiv1isti’ janë edhe 32 prokurorë dhe qindra policë

22:11 | 07/02/2023
Lëkundje tërmeti në Greqi (ku ishte epiqendra dhe madhësia)
BOTA

Turqia nuk gjen qetësi, ndjehen sërish lëkundje të forta tërmeti në vend

21:59 | 07/02/2023
“S’ka qetësi në Ballkan, pa një marrëveshje Kosovë- Serbi”
BOTA

Vuçiç për njohjen reciproke me Kosovën: Le ta ëndërrojnë

21:36 | 07/02/2023
Cilët janë tërmetet më vdekjeprurëse të dy dekadave të fundit
BOTA

Rritet frikshëm numri i viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri

21:06 | 07/02/2023
Shkëlzen Berisha u thirr sot në SPAK, ish-kryeministri shpjegon arsyen
Kryesore

Berisha: Le t’i bllokojmë rrugët! Ndaj Ramës do të ketë vetëm protesta dhe mosbindje civile

19:40 | 07/02/2023
Para
Mustafa Nano, ose të provokosh “provokuesin”

Mustafa Nano, ose të provokosh “provokuesin”

Rama: Drejt fundit puna për Ekoparkun e madh të Durrësit

Rama: Drejt fundit puna për Ekoparkun e madh të Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ka rezultat
View All Result

Të fundit

  • Olta shpërthen në lot pas eliminimit të Amosit
  • Amos lë shtëpinë e Big Brother Vip
  • “Ukrainës do t’i jepen mbi 100 tanke Leopard 1”, mesazhi i ministrit gjerman të Mbrojtjes
  • Berisha: Në listën aplikacionit ‘Aktiv1isti’ janë edhe 32 prokurorë dhe qindra policë
  • Turqia nuk gjen qetësi, ndjehen sërish lëkundje të forta tërmeti në vend
  • Vuçiç për njohjen reciproke me Kosovën: Le ta ëndërrojnë
  • “Mos e merr personale, jo çdo postim i imi lidhet me ty”, me kë e ka Flori Mumajesi?
  • Rritet frikshëm numri i viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri
  • Olta dhe Tea diskutojnë me njëra-tjetrën: Kiara është tmerrësisht xheloze
  • Pas skandalit me deputetin që shihte video +18, një tjetër kapet mat me celular!

GAZETA LIBERALE dhe portali i saj gazetaliberale.al, është një titull i ri i medias shqiptare, për të promovuar frymën e liberalizmit ekonomik dhe politik në jetën publike në Shqipëri. Ajo është botim i Institutit Europian PASHKO, dhe i kontribuon debatit publik me qasjen liberale ndaj ngjarjeve, zhvillimeve dhe fenomeneve të kohës sonë, përkundër inercisë totalitariste, përkundër rrezikut të populizmit punist dhe atij nacionalist, përkundër intolerancës, ekstremizmit, kërcënimeve të çdo lloji ndaj demokracisë, tregut të lirë dhe liberalizmit në botën shqiptare.

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

© 2022 - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by dope.al