Aktualitet

Shkarkimi i prokurorit të Tiranës, ONM del kundër KPK

Shkruar nga Liberale
Shkarkimi i prokurorit të Tiranës, ONM del kundër KPK

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka dalë kundër Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Genci Qana, pasi nuk kaloi me sukses të trija hallkat e Vettingut.

Gazetarja Klodiana Lala siguron për “BalkanWeb” qëndrimin e përfaqësuesve të ONM mbi këtë vendim të KPK, ku mes të tjerash vëzhguesit ndërkombëtarë theksojnë se shkarkimi i prokurorit Qane nuk u justifikua.

Sipas tyre, ky largim nuk e rikthen besimin e publikut te drejtësia, pasi nuk është proporcional. /BW

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH