Aktualitet

Shkarkimet në Komisariatin e Librazhdit, zgjidhen drejtuesit e rinj

Shkruar nga Liberale
Shkarkimet në Komisariatin e Librazhdit, zgjidhen drejtuesit e rinj

Pas pezullimit nga detyra të Bedri Hasanaj, Bukurosh Teqja është caktuar shefi i Komisariatit të Librazhdit. Po ashtu janë zgjedhur Leonard Allkja, Shef Krimesh dhe Henri Ruçi, Shef Rendi.

Ditën e djeshme Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe të Ankesave ka pezulluar për shpërdorim detyre dhjetë punonjës të policisë së Elbasanit dhe të Librazhdit.

Të pezulluarit janë:

-Shefi i komisariatit të Librazhdit, Bedri Hasanaj,

-Shef i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Adriatik Huti,

-Shef Seksioni për Rendin në Komisariatin e Policisë Librazhd, Leonidh Zaimi.

Ndërkohë u pezulluan gjithashtu edhe 7 specialistë të tjerë të hetimit të krimeve të akuzuar për shpërdorim detyre.

Sipas policisë nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me procedimin penal, referuar mosveprimit të tyre në funksion të përmbushjes së detyrave, rezulton se nga ana e punonjësve të Policisë dyshohet se është lejuar kultivimi i bimëve narkotike./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH