Aktualitet

SHIFRA E DITËS: Media italiane në kundërsulm! Shqipëria mes mashtrimeve dhe shantazheve për çadrat në plazh që shkojnë deri në 200 euro

Shkruar nga Liberale
SHIFRA E DITËS: Media italiane në kundërsulm!   Shqipëria

“Il Messaggero” i ka dedikuar një artikull vendit tonë duke pretenduar të kundërtën e asaj që është thënë deri tani dhe që solli vetëm këtë vit për pushime mbi gjysmë milioni italianë. Në fakt artikulli duket sikur ka pasur për qëllim të rrëzojë pretendimin ose mitin e ngritur se Shqipëria është gati tre herë më e lirë se Italia dhe kjo sipas shumë raportimeve të tjera nga Italia është arsyeja kryesore pse është vizituar masivisht këtë vit.

Në fakt artikulli ngre problematika që ekzistojnë, por më tepër ngjan me një reportazh cinik, i ngritur nga denoncime në rrjetet sociale me qëllim për të dekurajuar të tjerë italianë që të vijnë me pushime në Shqipëri.

Artikulli i plotë i Il Messaggero për Shqipërinë:

“Kjo nuk është Ibiza”, thotë me ironi një turist italian teksa largohet nga një prej klubeve më të famshme të plazhit në Ksamil. Në telefon po u tregon disa miqve për eksperiencën (dhe mbi të gjitha çmimet) në ato plazhe që përkundrazi, duke i parë nga larg Italisë, dukeshin si një parajsë e re: det i kristaltë, qetësi, pa kaos, fatura pa asnjë surprizë. Megjithatë, entuziazmi që zgjati disa javë, në fakt duket tashmë i shfryrë. Dëshmitë e shumta – online por jo vetëm – të italianëve që kanë kaluar disa ditë në Shqipëri tregojnë në vend të kësaj një skenar krejtësisht tjetër. Çadrat grumbull, çmime shumë të larta, pagesat pothuajse vetëm në cash (dhe në monedhën vendase, lek shqiptar), parkim zero.

“Arrijmë në Plazhin e Pulëbardhës pas një shëtitjeje të gjatë, më shumë se një kilometër rrugë të vështirë. Dhe skenari që kemi përpara syve, duke e parë nga lart, në fakt na lë pa fjalë, sepse deti ishte i bukur - thotë Flavia, një turiste që ndodhej në Shqipëri më 15 gusht. Por kur mbërritëm në plazh, mbetëm pa fjalë. Ne kërkuam një çadër dhe dy shezlongë dhe na thanë që nëse do të hanim drekë në restorantin e plazhit çmimi do të ishte 2500 lekë (rreth 25 euro) ndërsa pa drekë do të ishte 3000 (30 euro). Por si mund të ndryshojnë çmimet në bazë të kësaj zgjedhjeje? Disa nga ata që shpresonin të largoheshin nga kaosi i plazheve italiane janë të zhgënjyer. “Çadra të ngjeshura me njëra- tjetrën, me qëllim që të shfrytëzojnë sa më shumë natyrën – vazhdon turistja italiane. Në fund vendosëm të hanim drekë në restorant, duke paguar 5 euro më pak për çadrën dhe shezlongët. Por kaosi mbretëroi edhe në restorant. Aq sa kishim porositur edhe një krape por në fund kërkuam të mos e sillnim sepse porosia u vonua shumë”.

Çmimet e restoranteve në Shqipëri priren të jenë më të ulëta se në Itali, por vetëm nëse vendosni të vizitoni plazhet më pak të vizituara.

Sepse në Sarandë dhe Ksamil, dy destinacionet e zgjedhura nga të gjithë për pushime në Shqipëri, tarifat janë të stilit Ibiza. Ata që gumëzhuan për pushime të lira, konfirmojnë: Një kafe kushton 4.50 euro, për një vend me pamje nga deri për tre persona shkon edhe në 50 euro. Por të tjerat kanë çmime edhe më të larta dhe shkojnë deri në 200 euro. Shumë nga ato që thuhet për Shqipërinë në Itali nuk janë të vërteta, të paktën këtu në Ksamil”.

Por edhe ata që nuk kanë miq apo të afërm dhe kanë shkuar për pushime në Shqipëri, mund të kontrollojnë komentet e fundit: “Sponsorizuar kudo nga video të realizuara nga "influencers", por realiteti është krejtësisht ndryshe - shkruan një përdorues në rrjetet sociale. Plazhe të vogla plot me çadra dhe shezllone, zhavorr në vend të rërës që sjellin kamionë të posaçëm, ujë i turbullt, jet ski që qarkullojnë majtas e djathtas gjithë ditën me erën e gazit që i shoqëron. Dhe akoma vrazhdësi, shoferët udhërojnë keq dhe gjithmonë ka trafik. Çmime të larta sikur të ishim në Miami, papastërti kudo dhe rrugë të këqija. Një makth”.

Krahasimi me Italinë

Por kjo nuk është e gjitha: Trafiku i egër, edukimi në sirtar, pisllëku dhe qentë endacakë në nivele të tmerrshme. Por jo vetëm kaq, çmimet shumë më të larta se sa pritej, në Ksamil kemi paguar një çadër dhe 2 shezlongë nga 25 € në 50 € në ditë. Nuk do të kthehemi më kurrë”, thotë një tjetër italian në rrjetet sociale. Edhe ata që kërkonin plazhet dhe zonat me më shumë jetë nate nuk janë kthyer të kënaqur. “Flitet shumë për Italinë, ku çmimet janë shpesh të ekzagjeruara, por shërbimi ekziston aty. Këtu po kalojnë një fazë transformimi dhe për momentin vetëm i kanë ngritur çmimet pa i përshtatur strukturat”, thotë një turist. Shkurtimisht, "sekreti" është të marrësh informacione para se të nisesh për të shmangur surprizat e këqija. Megjithatë, shumë italianë u larguan për pushime në Shqipëri këtë vit të nxitur nga komentet që tregonin për çadrat dhe shezlongët për 10 euro dhe darkat e peshkut për 20 euro. Të cilat ekzistojnë në Shqipëri , por rrallë në zonat më të frekuentuara. Italia, duke e parë nga perëndimi i diellit të Sarandës, duket pak më afër (dhe më e bukur).

Përgatiti: a.m/ Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH