60-vjeçari me iniciale M.T. është arrestuar pasi ka goditur me lopatë 40-vjeçarin A.C. në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë.
Pasi kreu aktin, 60-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, por përpjekjet e tij për t’u arratisur nuk kanë zgjatur shumë pasi është kapur dhe shoqëruar në komisariat.
Policia ka sekuestruar një mjet prerës thikë, si dhe lopatën të cilën autori e përdori gjatë ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.