Aktualitet

Sherr me thika në Tiranë, policia ndërhyn dhe arreston një 51 vjeçar

               Publikuar në : 12:10 - 24/10/20 liberale

Plagosi me thikë një 52-vjeçar, pas një konflikti të çastit, arrestohet në flagrancë një 51-vjeçar nga Tirana.

Policia bën me dije se ka arrestuar në flagrancë edhe 8 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Mysylm Keta”, dy shtetas po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale nga ana e Policisë u bë e mundur parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale dhe arrestimi në flagrancë të autorit të dyshuar shtetasit A.M., 51 vjeç.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin F.M., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases R.S., 20 vjeçe, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja”, dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banese”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•D.M., 30 vjeç, pasi në rrugën “Abdi Toptani” ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e një firme security.

•O.H., 32 vjeç, sepse në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Ll., 29 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdushme, ish të dashurën e tij.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim K.X., 64 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka denuar me 30 ditë burg, për vepren penale “Ndërtim pa leje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

•G.K., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën e “Prushit”, ka aksidentuar biçiklistin I.D., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
•D.A., 55 vjeç, pasi në rrugën e “Elbasanit”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.28 mg/l.

•K.T., 38 vjeç, pasi dyshohej se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë Rrugore si dhe nuk iu është bindur urdhërit të ligjshëm të tyre për të bërë testin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back