Kryesore

Shembet “tavani i qelqtë”/ Tani Evropa është e grave

               Publikuar në : 13:06 - 11/12/19 liberale

Diploma dhe doktorata “të çelikta” dhe një buzëqeshje në një fytyrë krejt pa makijazh, vajza e dy nënave dhe nënë e lumtur 34-vjeçare e fëmijës që ka me partnerin e saj Markus Räikkonen, Sanna Marin është personazhi i momentit, fytyra e shpresës.

Për Finlandën në pararojë të barazisë gjinore, ashtu sikurse dhe për gjithë botën e lirë. Jo vetëm sepse fitoi: kryeministrja e re socialdemokrate finlandeze udhëheq një të martë të qendrës, një marrëveshje e gjitha femërore. Së bashku me 4 zonja të tjera, ku secila është drejtuese e njërës prej partive të koalicionit dhe mbajtëse e një prej ministrive kryesore.

Tridhjetë vjet pas rënies së Murit dhe revolucionit të kadifenjtë, ja tek ka ardhur revolucioni paqësor postmodern finlandez. Cilido në botë që duhet të flasë me Helsinkin, madje edhe drejtuesit me armë bërthamore, si Trump ose Macron, Putin ose Xi Jinping, do të duhet të ketë të bëjë me një ekip shumë të fortë femëror.

“Kemi shumë punë përpara nesh, për të rikthyer besimin në vend,” ka thënë menjëherë Sanna, me ftohtësinë tipike nordike. Ekipi i “pesë të mrekullueshmve” ka çdo grua të duhur në vendin e duhur. Li Andersson, 32 vjeç, superministrja shumë e njohur e Arsimit dhe udhëheqëse e së majtës radikale; Katri Kulmuni, në të njëjtën moshë si Li, zv / kryeministre dhe numri një i Qendrës. Maria Ohisalo, 34 vjeç, E Gjelbër, për Ministrinë e Brendshme, me një fëmijëri të varfër e një baba të alkoolizuar, por me shumë diploma, e martuar me Miika Johansson. Anna-Maja Henriksson, 55 vjeç, ministre e Drejtësisë dhe kreu i Rkp, partia liberale e pakicës suedeze, me shumë ndikim. Politika sociale dhe solidare, më shumë shpenzime për rritjen ekonomike, punësimin, të rinjtë, ekselencën, luftën kundër çdo pabarazie janë idetë që bashkojnë “pesë të mrekullueshmet” me origjinë politike heterogjene. Dhe një mënyrë tjetër për të bërë politikë, duke dëgjuar qytetarët dhe duke parë realitetet e tyre, jo dëshirë për pushtet.

Për Finlandën, ku gratë kanë votuar që nga viti 1907 dhe udhëheqin shumë kompani kyçe, nuk është befasi. Për botën, po. Dhe Helsinki është pararoja dhe maja e ajsbergut e një dinamike të re, gjithnjë e më e përhapur në Evropë.

Ursula von der Leyen drejton Komisionin Evropian me tre zëvendëse femra dhe një super gjykatëse antikorrupsion, që ndje përndiqej në vendin e saj, por sot e kanë frikë të gjithë: rumunia Laura Codruta Kövesi.

Christine Lagarde mban kryesimin e Bankës Qendrore Evropiane. Një valë e gjatë infekton çdo vendosje. Centriste ose Liberal-Konservatore janë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Kryeministrja norvegjeze Erna Solberg, serbja Ana Brnabic dhe Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic, ose homologia e saj estoneze, Kersti Kaljulaid.

Progresiste ose reformatore vetëshpallen presidentja sllovake Zuzana Caputová dhe kryeministrja islandeze, Katrín Jakobsdóttir, udhëheqësja e “Mouvement reformateur” dhe kryetarja e re e qeverisë belge Sophie Vilmès. Zgjedhje të përbashkëta për të gjitha: Evropianizmi, lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, mjedisi. Dhe më tej: lufta kundër nacionalizmave dhe intolerancës, vendosmëri për t’i dhënë përparësi gjeneratave të reja të sotme dhe të nesërme.

Për një kohë të gjatë, Evropa dhe pjesa tjetër e botës nuk e kanë vënë re këtë marshim gradual demokratik. Tani, në luftën e përjetshme të roleve midis gjinive, diçka ka ndryshuar thellësisht: nga Reykjavíku në Beograd, nga Helsinki në Bruksel, deri në Zelandën e Re dyetnike dhe dygjuhëshe të Jacinda Ardern, nuk është shembur Perdja e Hekurt, por “tavani i qelqtë” i pushtetit mashkullor.

Me pushtet real, dhe jo thjesht ndërrim fasadash. Me pozicione politike shpesh të ndryshme, qasje të tjera dhe këndvështrime të reja për botën ku jetojmë, me ide të tjera mbi marrëdhënien mes qeverisësve dhe të qeverisurve që dominojnë shumë kate të larta. Duke ndezur shumë shpresa./La Repubblica – Bota.al

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back