Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se institucionet e së ardhmes, universitetet shqiptare “po ngelin bosh çdo ditë e më tepër”.
Ai u shpreh se këto institucione të dijes po kthehen në gjendje të mjerueshme duke humbur rolin dhe forcën e tyre.
Sipas tij, këtë po e pësojnë veçanërisht universitetet periferike, teksa përmendi Universitetin e Gjirokastrës që është pranë mbylljes.