Aktualitet

SHBA-BE: Të hetohet blerja e votave dhe kërcënimi i zgjedhësve

Shkruar nga Liberale
SHBA-BE: Të hetohet blerja e votave dhe kërcënimi i

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian bëjnë thirrje për hetim të krimeve zgjedhore dhe parregullsive të ndodhura në lidhje me zgjedhjet e 25 prillin.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, dhe ai i BE-së, Luigi Soreca, bënë një deklaratë të përbashkët për media, pas takimit me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, me të cilin diskutuan raportin e fundit të ODIHR.

"Tani është përgjegjësi e të gjitha institucioneve, autoriteteve dhe partive për të punuar me KQZ-në për të trajtuar rekomandimet e raportit përfundimtar të ODIHR-it. Po ashtu, është thelbësore që autoritetet të hetojnë parregullsitë dhe të ndjekin penalisht krimet zgjedhore, përfshi blerjen e votave, kërcënimin e votuesve dhe përpjekjet e tjera për t’u mohuar votuesve të drejtën për të votuar të lirë, pa frikë, trysni apo joshje të paligjshme”, theksuan ata.

Zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike i quan “masakër zgjedhore” dhe për këtë kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, të miratuar nga shumica socialiste.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH