Aktualitet

Selami Xhepa: Është koha që Shqipëria të përdorë euron

Shkruar nga Liberale
Selami Xhepa: Është koha që Shqipëria të

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa thotë se ka ardhur koha që Shqipëria të fillojë të përdorë monedhën euro.

I ftuar në 'Euronews Albania' ai tha se përdorimi i euros është rritur ndjeshëm në Shqipëri kohët e fundit, sipas tij duke qenë se vendi jonë është në proces integrimi është vetëm çështje kohe që Shqipëria të zëvendësojë monedhën zyrtare me euro.

“Në gjykimin tim unë mendoj se ka ardhur koha për të kaluar drejt euros si monedhë zyrtare. Nëse do kalonim drejt Euros si monedhë zyrtare nuk do e bënim dot më këtë diskutim, sepse kursi i këmbimit të euros do vendosej nga faktorë të tjerë. Meqenëse ne jemi në proces të integrimit europian është edhe adoptimi i kësaj monedhe. Çështja nuk është nëse Shqipëria do e zëvendësojë monedhën apo jo, çështja është se kur. Meqenëse ne kemi lëvizje shumë të forta se tregu jonë është shumë i vogël, atëherë një anë kalimi do ishte edhe një tranzicion i shpejtë drejt kësaj monedhe”,-tha Selami Xhepa.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH