Aktualitet

Samiti i NATO-s/ Rama krah për krah me Boris Johnson dhe Mitsotakis

               Publikuar në : 21:31 - 14/06/21 liberale

Sot kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Samitin e NATO-s në Bruksel.

Rama ka postuar edhe fotografi nga ky samit. Kreu i qeverisë shqiptare shfaqet në foto krah për krah me kryeministrin britanik Boris Johnson, por edhe me kreun e qeverisë greke Kyriakos Mitsotakis.

Mitsotakis dhe Rama ranë dakord që të dy vendet janë të gatshme të shpejtojnë negociatat për përfundimin e një marrëveshje të përbashkët ne lidhje me përcaktimin e kufijve të zonave të tyre detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Kujtojmë se ky është Samiti i parë i NATO-s ku Biden merr pjesë si President i SHBA dhe ai pritet të adresojë çështjet për Kinën dhe Rusinë.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back