Aktualitet

Rrugëtimi për Shqipërinë/ Basha takohet sot me të rinjtë e Korçës

Shkruar nga Liberale

Lideri i opozitës Lulzim Basha vijon turin 'Rrugëtimi për Shqipërinë'. Sot në orën 17:00, Basha do të zhvillojë takim me të rinjtë në Korçë.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha ka ftuar të rinjtë për një bashkëbisedim mbi problematikat që kanë ata.

Sot vijojmë në Korçë me "Rrugëtimin për Shqipërinë". Ftoj të rinjtë e dhe të rejat Korçës të bashkëbisedojmë sot në orën 17:00!”, shkruan Basha.

Kujtojmë që ditën e djeshme Basha zhvilloi një takim me të rinjtë e Elbasanit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së tha që qeveria ka dështuar me të rinjtë dhe se PD do t'i kushtojë më tepër vëmendje problematikave të tyre./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH