Aktualitet

Rritet numri i të infektuarëve me Covid-19 në vendin tonë

Shkruar nga Liberale
Rritet numri i të infektuarëve me Covid-19 në vendin tonë

Gjatë 24 orëve të fundit është rritur numri i të infektuarëve me koronavirus në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se nga 852 testime të kryera për të dyshuar të prekur nga Covid-19, janë konfirmuar pozitivë 151 qytetarë .

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 raste në Korçë, 14 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, 8 raste në Gramsh, 6 raste në Elbasan, nga 5 raste në Krujë, Mirditë,4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër, 2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë, Patos.

Ndërkohë vijon të jetë i lartë numri i pacientëve në spitale, sipas të dhënave të fundit në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (9 Shtator 2020)

Testime totale 70410

Raste pozitive 10704

Raste të shëruara 6284

Raste Aktive 4098

Humbje jete 322 (Qarku Tiranë 154, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2148

Durrës 483

Shkodër 334

Lezhë 232

Elbasan 184

Korçë 158

Fier 146

Vlorë 138

Kukës 130

Berat 77

Gjirokastër 37

Dibër 31.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH