Zv. administratori Juljan Dervishi në Elbasan thotë se rritja e çmimit të ujit të pijshëm nuk synon të prekë xhepat e qytetarëve , por të mbulojë kostot operative të ndërmarrjes.
“Ne jemi munduar që të përmirësojmë situatën e ujësjellësit, por dhe të mos ngarkojmë qytetarët.
Llogaritja mesatare për rritjen në faturë për qytetarët do të jetë rreth 1 mijë lekë të vjetra.
Mendoj se nuk është një rritje e papërballueshme për çdo familje. Kjo ka qenë vizioni jonë, që të mos jetë e papërballueshme”, tha ai.
Edhe pse rritja e faturës së ujit në Elbasan nuk do ta kalojë 10 për qind të vlerës aktuale qytetarët thonë se është e padrejtë dhe një kosto që do të rëndojë xhepat e tyre. Kryesisht shprehen pensionistët të shqetësuar pasi thonë se me pensionet që marrin e kanë të vështirë të përballojnë jetesën.
“S’e përballojmë dot me pension 140 mijë lekë”- u shpreh një pensionist.