Politikë

Rrëzohet kërkesa e opozitës, Rama nuk do të përballet me interpelancë për Ahmetajn në Kuvend

Shkruar nga Liberale
Rrëzohet kërkesa e opozitës, Rama nuk do të përballet

Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesat e opozitës për mocion me debat dhe interpelancë me kryeministrin Edi Rama për aferën e inceneratorëve.

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se mazhoranca e ka shndërruar parlamentin nga një parlament që duhet të mbrojë interesat qytetarëve në parlament që mbron interesat e bosëve të inceneratorëve.

"Nuk ka urgjencë thotë Kuvendi. Klodian Zoto dhe Arben Ahmetaj mund të marrin para nga buxheti i shtetit. Paratë e shqiptarëve mund të financojnë arratinë e këtyre personale. Është një çështje që për mazhorancën konsiderohet e ezauruar. Kërkesa për interpelancë kërkonte këtë gjë. Do të zbatohet Kushtetuta dhe rregullorja. Rrethi në të cilin kryetarja e kuvendit ka futur veprimtarinë parlamentare është një rreth i rrezikshëm", tha Bardhi.

Zëvendës kryetari i grupit parlamentar në PS, Toni Gogu tha se kërkesat e opozitës për mocion me debat dhe interpelancë me kryeministrin Edi Rama, nuk janë urgjente për t'u diskutuar në seancën e ardhshme.

"I theksoj fjalët urgjente që i bashkonin pakicën e pakicës që kërkonin që ne të mblidheshim në seancën pasardhëse. Ne i dhamë pëlqimin kryetares. Çështjet që janë të ngjashme mund të bashkohen dhe të trajtohen bashkë. Nuk dhamë pëlqimin tonë që këto çështje duhet të hynin në seancën ardhshme. Do të vendosë Kuvendi të enjten nëse ato çështje do të përfshihen në rendin e ditës apo jo. Ne besojmë fort se aty nuk ka përmbajtje. Tani është momenti i drejtësisë për atë çështje, kur ne hapëm rrugën e komisionit hetimor, i cili sot është në duart të drejtësisë. Çdo veprim tjetër këto urgjencat janë ose brenda grupeve, por për Kuvendin e Shqipërisë mendoj se urgjenca janë pensionet, studentët, shërbimi mjekësor", tha Gogu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH