Sport

Ronaldo rrezikon të humbasë ndeshjen me Portugalinë, ja pse

Shkruar nga Liberale
Ronaldo rrezikon të humbasë ndeshjen me Portugalinë, ja pse

Kristiano Ronaldo ka pësuar një lëndim të pazakontë dhe rrezikon të humbasë ndeshjen e parë të Portugalisë në Ligën e Kombeve kundër Kroacisë.

Ylli i Juventusit dhe kapiteni luzitan ka marrë infeksion në gishtin e madh të këmbës së djathtë dhe ka marrë medikamente për të shëruar infeksionin. Megjithatë, ai ka vazhduar të stërvitet në palestër, por gjasat janë që trajneri Fernando Santos të mos e aktivizojë për ndeshjen me nënkampionët e botës, Kroacinë, takim që luhet ditën e shtunë. /PANORAMASPORT.AL

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH