Globi

Regjistrohen 17.959 raste të reja me COVID-19 në Itali, 86 të vdekur në 24 orët e fundit

Shkruar nga Liberale
Regjistrohen 17.959 raste të reja me COVID-19 në Itali, 86 të

Janë shënuar 17.959 raste të reja me COVID-19 në Itali. Kështu të paktën ka konfirmuar ministria e Shëndetësisë, e cila thotë, se janë regjistruar edhe 86 viktima.

Norma e pozitivitetit është 3.2%. Ky numër i rasteve, sipas mediave, është më i larti që prej 9 prillit, ku u regjistruan 18.938 raste.

Aktualisht 791 pacientë ndodhen në terapitë intensive, ndërsa në pavijonet e zakonshme janë 6099, 21 më shumë se një ditë më parë.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH