Aktualitet

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Nuk ka konsensus opozitë-mazhorancë

Shkruar nga Liberale
Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Nuk ka konsensus opozitë-mazhorancë

I mandatuari nga PD për tryezën e Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi thotë se nuk ka konsensus opozitë- mazhorancë, pavarësisht se duhen 8 ditë nga përfundimi i afatit të përfundimit të Reformës Zgjedhore.

Bylykbashi hedh poshtë deklaratat e Gjiknurit për dakordësimin e disa çështjeve, duke u shprehur më tej, se opozita prej 9 marsit ka propozuar disa paketa dhe nuk ka asnjë përgjigje nga mazhoranca prej më shumë se 2 muajsh.

”Opozita ka bërë propozime për çështjet kardinale të procesit zgjedhor që përputhen me rekomandimet e ODIHR.

Deri më 9 mars kishim propozuar një numër paketash. Nuk kemi përgjigje prej tyre, nuk janë përgjigje deklaratat. Përgjigjet japin garanci dhe për konsensus. Deri tani nuk ka konsensus.

Kompromisi është diçka reale, kur arrihet publikohet. Nuk mjafton që të krihesh para pasqyrës. Asnjë nga çështjet kardinale, krimi zgjedhor, si do mbrohet liria e zgjedhësve, sekreti i votës, kush do administrojë zgjedhjet, dhe në fund kush do gjykojë. Pra këto janë çështjet kardinale.

Për këto kemi bërë propozime. Pra nuk ka kompromis dhe kjo nuk fshihet. Sot kemi vëzhgues me të drejta në sistemin zgjedhor. Mazhoranca nuk mund t’ia marrë opozitës. Në vendet e tjera është arritur me mund që zgjedhjet mos vëzgohen nga qeveria në pushtet. Nuk heqim dorë nga garancia për vëzhguesit e tyre,”- tha Bylykbashi.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH