Aktualitet

Reagon kryegjyqtarja: Nuk e di kush i ka shpërndarë videot e mia

Shkruar nga Liberale
Reagon kryegjyqtarja: Nuk e di kush i ka shpërndarë videot e mia

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj kryetares së Gjykatës së Elbasanit, pas disa videove të postuara në rrjetin social “TikTok” të Enkeleda Kapedanit.

Ndërkohë, gazetarja e A2 Belinda Ruçaj kontaktoi gjyqtaren, e cila u shpreh se nuk ka asnjë përgjigje lidhur me nisjen e hetimeve nga ILD, ndërsa theksoi se nuk e di se kush i ka shpërndarë videot. “Unë nuk kam TikTok”, tha Enkeleda Kapedanit.

Në media janë shpërndarë disa video, ku kryegjyqtarja shfaqej duke “sfiluar” në zyrë, ndërsa në disa të tjera duket teksa drejton makinën dhe ekspozon veshjet e saj.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH