Showbiz

Reagimi që i bën Lori Hoxha lidhjes ‘pa lidhje’ me Romeon (FOTO)

Shkruar nga Liberale

Rrjeti po zien. Flitet për një romancë mes Lori Hoxhës dhe aktorit të humorit Romeo Veshaj.

Dyshimet u shtuan më shumë pasi dyshja u pa së bashku në dasmën e Arbër Hajdarit, ndonëse në të njëjtën dasëm ishte edhe Donaldo me Bora Zemanin.

Pas zhurmës Lori u ka dhënë fund "gojëvë të liga". Në postimin e saj të fundit një ndjekës e komenton Lorin si “kunatë” me Bora Zemanin, kjo e fundit është në romancë me Donald Veshajn. Dikush tjetër ka replikuar, duke shkruar: “Nuk është aq budallaqe sa të lidhet me Romeon, tung”

Ka pasur edhe një reagim nga Lori Hoxha, e cila i ka bërë ‘like’ komentit, duke rënë kështu dakord me ndjekësin. Kështu reagimin e saj dhe më tej heshtjen mbi romancën me Romeon, e kanë kuptuar të gjithë, se mes tyre nuk ka asgjë tjetër, veç zhurmës mediatike.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH