Aktualitet

Rama: Urime gruas së parë të zgjedhur nga populli për të udhëhequr vendin!

Shkruar nga Liberale
Rama: Urime gruas së parë të zgjedhur nga populli për

Kryeministri Edi Rama ka uruar Giorgia Melonin për postin e kryeministres së Italisë.

“Urime gruas së parë të thirrur nga populli për të udhëhequr Italinë, një shtet të cilit Shqipëria i detyrohet shumë dhe me të cilin na lidh një miqësi e vjetër dhe vëllazërore, që gjithmonë ka frymëzuar marrëdhëniet midis tyre. Të ectë mbarë”, shkroi Rama në Twitter.

Giorgia Meloni dhe 24 ministrat u betuan ditën e sotme para Presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella. Meloni hyri në sallën e festës me presidentin Mattarella, i cili dje i dha postin e kryeministres së qeverisë së re. Pas betimit me formulën rituale dhe nënshkrimit të kreut të shtetit, ndodhi shtrëngimi i duarve mes të dyve. Më pas, kryeministrja dhe të gjithë ministrat pozuan në foton e zakonshme me kreun e shtetit. /Liberale.al

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH