Pasditen e kësaj të premteje kryeministri, Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një video ku tregon qëndrimin Shqipërisë për masakrën e Srebrenicës në Këshillin e OKB-së.
Video është shoqëruar me fjalën e ambasadorit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Ferit Hoxhës, ku një ditë para paraqitjes së rezolutës në Kuvend, vendi ynë ka dënuar masakrën e Srebrenicës.
“Kjo video është për ata që akoma budallallepsen nga shejtan budallallëqet e një të damkosuri botërisht si Katrani me Bojë i Shqipërisë.
Ja si ka folur Shqipëria më 11 maj 2022 për Srebrenicën, mu në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.” ka shkruar Rama.