Aktualitet

Rama: Rritja e pagës së mjekëve nuk po bëhet për fushatë

Shkruar nga Liberale
Rama: Rritja e pagës së mjekëve nuk po bëhet për

Kreu i qeverisë ju përgjigj të gjithë atyre që e kritikuan pse rritja e pagës minimale dhe rritja e pagës së mjekëve vjen disa muaj para zgjedhjeve. Duke folur nga Vlora, Rama deklaroi se nuk ekziston asnjë lidhje mes zgjedhjeve dhe vendimit për të rritur pagat.

“Atyre që thonë pse u kujtove tani, u them që unë jam kujtuar edhe kur zotrote flije gjumë, çdo ditë e çdo natë, por të rrisësh kontributet nga shteti për njerëzit, të heqësh komplet TVSH, tatimin e fitimit mbi një kategori sic është ajo e sipërmarrësve të vegjël nuk është fjalë gojë dhe nuk bëhet se do ti ta bësh, por sepse do dhe mund ta bësh kur janë krijuar kushtet për ta bërë. Detyrim që është bërë edhe më i madh në kushtet kur i kemi parë me sytë tanë, ata që nuk duan s’do shikojnë kurrë sado që Zoti ua ka dhënë të dy kokërdhokët e syve, se çfarë janë mjekët në vend. Pyll pa derra nuk ka, ka mjekë, infermirë, në çdo fushë njerëz që fusin duart në xhepat e njerëzve, por janë këta që i kemi ringritur nga gremina që po e përballon me dinjitet e sukses goditjen tronditëse të virusit. Ama sot ne kemi mundësi të bëjmë edhe këtë, pra të rrisim edhe pagat dhe kjo nuk ka lidhje se ne kemi zgjedhje në prill, fare", tha Rama.

Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, Edi Rama zbuloi se në zgjedhjet e prillit do të kandidojë sërish në Vlorë.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH